Trimëri e verbët
Gjoksin po i hapë stuhisë
Që më vrull më përplaset pa dallim
Më lëndon si dashuria e parë
ç'e vrau egër shpirtin tim
Gjoksin fort po shtrëngoj para stuhisë
Si në ditët e rinisë
Si në kohën ma të mirë
Po luftoj jetën e vështirë
Gjoksit po i shëroj plagët
Që stuhija ja varroi
Plag't e randa sa vet jeta
N'ato plagë dashuni gjeta
N'ato plagë që po më vrasin
Gjeta gjurmat e dashunisë
Para dhimb've që mu shfaqnin
Sikur unë para stuhisë...