vargjet e mia

Rrugë e drejtë

Rrugë e drejtë që lind me ty

Pastër si zemra jote e bardhë

Kalo asaj rruge,mos gabo e me e thy

Nga u nise në daq me ardhë



Rrugë të drejt Zoti të dha ty

Rrugë tjetër mos dëshiro

Se q’do rrugë tjetër prapa ka me të kthy

Ti prapa mos u kthe,ku je nisur shko



Rrugnë e drejtë mos guxo me ndërru

Se rrugë tjetër në humner të shpie

Atje ndër vete ke me u shkatërru

Deri sa me kokë në ferr të bie



Rrugë më të drejtë se ISLAMI s’ka

Më të drejtë se gjen sa do që e kërkon

E vetmja rrugë e drejtë në dynja

E cila në parajsën e pafund të dërgon



ISLAMIN përqafoje vëlla

Se më të bardhë ditë se aty nuk gjenë

Për këtë bindesh atje ku fund nuk ka

Por atëher më nuk e vlenë.