vargjet e mia

Pusho !


Pusho së ulëriri ujk i tërbuar

Mbi kodrina ku as djalli prehje sdo të gjente

Pusho së rrahuri zemër e mallkuar

As një qast jete e jotja sdo vlente.

 

Pusho së gënjyeri gojë e llastuar

Që gënjeshtër të është bërë e vërteta

Pusho së qari sy i trishtuar

Habitesh me të ligat që ti sjell jeta.

 

Pusho së fjeturi gjumash i pazgjuar

Hap syt se jeta është e jotja

Pusho së menduari mendje e shqetësuar

Lodhesh për gjërat nga më të kotat.

 

Pusho së punuari sup i shtrembëruar

Sje ti i vetmi që duhet punuar

Pusho së shikuari sy i djallëzuar

Qupën e qiltër në rrugë të saj duke shkuar.

 

Pusho së pushuari o i pushuar

Nga puna në të clën kurr s’ishe punësuar

A do të vijë edhe ty një qast i gëzuar

Apo do radhiten të gjith të trishtuar.