vargjet e mia

Perëndojnë në agim

Q’do ditë lindin jetë të vdekura

Dhe vdesin shpirtëra plotë jetë

E nuk vërehen se lindën,vdiqën

Vijnë dhe shkojnë pa pse

Mbesin vetëm gjurmët e këmbëve të zbathura

Gjurmë të një jete të shkurtë

Po aq sa gjatësia e shputës

E dielli duke perënduar

Me frymë të fundit thanë

Ujët e mbledhura në puset e cekëta

Dielli lindë sërish

Por tani s’ka q’të thajë

S’ka jetë,e asgjë tjetër

Është vetëm një njeri I mjerë

Që për të parë rrugën para tij

E pengon hunda

E për të parë prapa

E pengojnë veshët

Ai s’shehë asgjë

E dielli po perëndon sërish

Tani s’do ta sheh as hundën e veshët në pasqyrë

Gjumi,armiku I tij

E lidh me prangat e ngjyrosuna me knaqësi

E të konstruktuara me mjerim

Ngjyra u bije lehtë po nuk këputen

Të shkretat,të ligat,mizoret

Robërojnë pa mëshirë

E zgjidhen edhe me më pa mëshirë

Nuk gjendet dotë një zë

Në ndonjë fyt të shterur

Që të thërras njeriun,vehten

Të zgjohet,se dielli po lindë

Të zgjohet para se të perëndojë

E ta krijojë jetën e tij,fatin e tij

Zgjohu njeri,zgjohu vetja ime,qenja ime

Se dielli humbet në perëndim

E kënaqësit ne lindje.