vargjet e mia

Në horizont


Seq tund krahët feniks I plagosur

Mbyt frikën e shpalosur në qepalla

E krahët e një fëmije në paralagje

Qëndrojnë të shtrira,kërkojnë lëmoshë

Shtigjet e jetës paskan shum laqe

E ti do i kuptosh vonë,i shtyer në moshë,

Kur rrudhat në ballë të përshkruajnë jetën

Kur këmbët stë mbajnë,e syt nuk të shohin

Kur se njeh askë,se njeh as veten

Kur ti nuk i njeh dhe ata s’të njohin.

E ngadal mbyllë sytë,dhe më ngadalë i hap

Mbase do të kthehen vitet e fëmijërisë

Por koha dot s’ndalet,ajo ec me vrap

Tani ty të mbeten qastet e vetmisë,

tani e qmon jetën,nuk ndjen neveri

ajo ikën shpejtë sa ti se vëren

të ngjallet dëshira ta jetosh përsëri

sepse nuk e di që më nuk e vlen.

Tund krahët e fluturo si feniks i plagosur

Të paktën një qast jeto siq ke ëndërruar

Në qiell nuk ka laqe nuk duhet brengosur

Mos u kthe në tokë se s’je i dëshiruar