vargjet e mia

Në shtëpi dua të jem


Kur je I lodhur nga jeta

Kërkon sfida të reja

E ato vrullshëm të vërshojnë

Ti s’mund ti kalosh

Po s’mund të mohosh atë qka kërkove

E humbesh në turmën e tyre

Ato vijnë pa radhë

Ti nuk di me cilën të përballësh

Të gjitha duken të vështira sa pendohesh

Aventurat,heroizmat e gjithqka

Me të cilat doje të vëreheshe

Të neverisin,nuk ndjen asnjë gjë të mirë për to

Tani dëshiron vetëm kolltukun dhe kafenë pranë

Zjarri I ndezur e bora fërshëllen q’do gjë

Ti I strukur në dhomë

E bota të shkatërrohet

S’të intereson të jesh I vërejtur më

As të vëresh asgjë

Vetëm ngrohtë dhe qetë

Shtëpi e imja shtëpi

Nuk do të braktisi më

Dritarja kufiri I botës sate dhe botës reale

Me sfida plot dhe e acarshme

E ledhaton lehtë nga frika se mos thyhet

E pastaj sfidat dhe acari të vërshojnë

Bota jote humb me ty

E ti humbesh në botën që se do

Si një fjollë bore

Nuk dukesh fare në turmën e të humburve

E kupton se s’je I vetmi por prap do shtëpinë

Do të jetosh lehtë dhe qetë

E të vdesësh edhe më qetë.