vargjet e mia

Melhem i muzgut

Këto netë ma afër po të ndiejmë

Edhe zhurmën tmerrësisht të qetë

Të mëshirës që mbi ne pa llogari dërgon

Ma afër se zemrën të kemi Zoti jonë!



Agjet edhe muzgjet na gjejnë të bashkuar

Fytyrave të zbehta buzëqeshjen u'a shtojnë

Edhe zemëravet bonjake që qetësi nuk gjejnë

Të rrahurat e shpeshta u'a ngadalësojnë...



.