vargjet e mia

Lutja e shpresës


O Zot

Më zgjidh nga prangat e krenarisë

E nga syzet e verbërisë

Dritën Tande ta jetoj

Edhe Ty të falenderoj

 

O Zot

Më liro nga tundimi

Që më shpiu te zhgënjimi

Që më humbi si mos t'isha

E më morri gjithë qka kisha

 

O Zot

Më jep mend sa të mendoj

Edhe frym sa të frymoj

Më jep dije sa të di

Se veq ti je Perëndi...