vargjet e mia

Larg jush

S’jam aty ku isha për të parën herë

Këtu jam larg dhe I vetëm

S’je ti vëlla të mi rrahësh krahët

S’je ti nënë të më qortosh

As ti baba të më urdhërosh

S’është askush që duhej të ishte

Pa askë mbeta I huaj

Edhe dielli më rrezaton më ndryshe

S’kam me kë të flas

E në vehte ndjej se po vuaj

Mërgimi të gëlltitka të gjallë

E ti se vëren

Koha shkon e plakesh

Duke fituar qindarkat e tua

E duke humbur kohën I vetëm

Qindarkat mund t’I humbasësh

Por kohën se kthen dotë

Të tillë jetë bënë kur lakmon pasurinë

E nuk e di se pasuria më e madhe është jeta

Shpenzo jetë për të fituar të holla

Ose shpenzo të holla për të jetuar

Cili prej tyre je nuk e di

Kjo ndjenjë po të gëlltit më keq se mërgimi

E ti prapë se vëren

Zgjohu nga dëshira jote e marrë

Dhe jeto realitetin e hidhur

Se më I mirë se ato fantazi tuat është

Ktheju njerëzve tu se ata të duan

Kthehu atje ku ke derën e hapur gjithmonë

Ku bukë e kripë të shtrohet në sofër

Por ke me kë ta ndash

Përqafo vendlindjen vëlla

Se ajo s’të braktis si ti atë

Vdis I qeshur aty ku linde duke qarë

Dhe do jeshë më I pasuri në botë.