vargjet e mia

Kur ndihesh i lodhur


Nuk di si dhe nga të erdhi

Por ndihesh i pa jetë

Mezi qëndron në këmbë

Dielli nuk ndriqon edhe për ty

Hëna të errëson edhe më shumë natën

Uji të shton etjen

E sado që thellohesh të gjesh përgjigje

Monotonia të dërmon

E kërkon një grim force të t’vie

E nuk mund ta presësh

Qasti shum I gjat

E jeta e shkurtë ishte dikur

Ti shum I vdekur tani

Kur gjallëroje harrove,s’të kujtohet

As qiejt s’po të buzëqeshin

E shiu frikshëm mbi kokë të godet

Dielli s’ti thanë flokët

E zemrën s’ka kush ta ngrohë

Shiqon për rreth,askush s’të vëren

Atëherë të bie ndërmend

Se Zoti s’të ka braktisur

Pra lutu te Ai

Dhe do jetosh atë që duhet

Shpëtimi yt është vetëm Zoti

Mbaro me heshtjen dhe hesht

Pusho së pushuari dhe zgjohu

Syno të mirën,jetën

Është ajo që s’blihet

Me milionat e ndyra që kishe

Është ajo që s’jipet

Si dhuratë ditëlindjeje

Është ajo që s’humbet dhe s’gjindet

Rrugëve të shprishura

Atë ta dha dhe do ta merr Zoti yt

Pra falenderoje Atë

Se ti me gjithë jetën tënde I përket

Dhe do jesh I tij si të gjith ne.