vargjet e mia

Kur humbë rrugët

Kjo botë është sprovë e vështirë

Mëkatet jan pjesë e saj e pandarë

Mirësitë nuk njihen si vepër e mirë

Ata do thonë:epo ashtu duhej të bëhej.



 

Hije e zezë po të bie njëherë

Do ta errësojnë edhe më shumë

E ti do humbësh në errësirën tinëzare

Shtegu I së cilës të shpie drejt greminës.



 

Jeta ka dhe shtigje tjera

Shtruar me ari e stoli tjera

Por për ta gjetur shtegun e vërtet

Gërmo zemrën me mendjen tënde.



 

Në trotuaret e rrugëvet devijuese

Pres të më ndizet dritë e gjelbër

Por dua që e kuqja të mbetet e pa fikur

E ti kthehem rrugëve të mbara.