vargjet e mia

Vetvrasja



Vetvrasja në fakt është vrasje ndaj vetes , e që natyrisht se qdo vrasje është krim.

Pra asnjëri nga ne nuk guxon t’I jap vetes aso të drejtash mbi veten se në fakt askush nga ne nuk e posedon veten , dhe nuk guxon asnjëri nga ne ta burgos zemrën e mendjen e tij në qelinë e vrazhdë të qënies së tij fizike dhe ta kontrolloj qënien e tij të brendshme me timonin e qënies fizike , në fakt duhet të ndodh e kundërta

Vetvrasjen nëse e shikojmë nga një kënd më i gjerë e nëse nuk e izolojmë vetëm brenda aktit të shpejtë e përfundimtarë të jetës tonë në mënyrë të padrejtë nga vetvetja jonë , përfshinë në fakt edhe dëmet shkatërruese që ne I sjellim qënies tonë fizike e të brendhsme qoftë në mënyrë fizikë[1] ose psiqike[2] e që në të shumtën e rasteve nga këto dëme përfundojnë me vdekje , e kjo vdekje nuk është si ç’do vdekje , ngase këtij lloji të vdekjes rrugët i’a hap vetvetës , pra me pak fjalë e kuptoni se po flitet për vetvrasjen.

Akti i vetvrasjes ka qenë I njohur qysh herët , kan ndryshuar vetëm mënyra e të kryerit të saj dhe me kohën edhe motivet e saj.

Herë i kuptuar si akt qyqarë e herë si akt patriotik[3] vetvrasja ka marrë shum jetë njerëzish , herë në mënyrë individuale e herë në atë grupore.[4]

Prej rasteve individuale nuk mungojnë as ato të personaliteteve me renome botërore si: Kleopatra , piktori I njohur Van Gogu , shkrimtari amerikan Ernest Heminguej etj.

 

Motivet e vetvrasjes

 

Në shumicën e rasteve të vetvrasjeve , nga hulumtime të shumta nuk gjenden shkaqe tjera pos: mërzitjes së jetës , humbja e shpresës në zgjidhjen e problemeve , prezenca e fajit për ndonjë arësye i cili faj nuk i lë të lirë në botën shpirtërore dhe arësye të ngjashme me to.

            Prej motiveve që më së shumti nxisin këto ndjenja e pas tyre edhe vet aktin e vetvrasjes jan ato ekonomiko-sociale dhe ato psikologjike.

 

Motivet ekonomiko-sociale:

Ekzistenca e njeriut në planetin tokë është e lidhur ngushtë për këta dy faktorë dhe pa ta do ishte e pakuptimt për të mos thënë e pamundur.

Shoqëria luan rol kryesorë në personalitetin e njeriut , në organizimin e jetës së tij , në të perceptuarit e gjërave dhe ndodhive që ngjajnë në këtë planet.

Pra si i tillë njeriu është shum i mvarur nga shoqëria dhe shkëputja nga ajo që e bën qenien që të brengoset , të ndiej faj , vetneveri , humb vetëbesimin dhe kalon nëpër gjendje të pakëndshme psikologjike për të cilat do flasim më poshtë.

Prej shkaqeve sociale gjithashtu është edhe mosha.[5]

 

Motivet psikologjike:

Nga këndi neuropsikiatriko-psikologjik shohim se motivet e vetvrasjes jan ç’rregullime mendore si: neuroza , depresionet e thella etj , të cilat sulmojnë të gjitha moshat po në veqanti moshën nga 15-25 vjeqare.

Zakonisht personat që bëjnë vetvrasje vijnë deri te ky vendim pasi që humbin ndenjën për jetë , izolohen nga shoqëria , fenomene këto që ndryshe njihen me termin ç’rregullime gjendje shpirtërore.

Interesante është të ceket se shum probleme psikologjike që shfaqen në moshën madhore në fakt zanafillën e kan në fëmijëri , për këtë arësye prindërit duhet të kenë kujdes në edukimin e fëmijëve të tyre.

 

Statistikat e vetëvrasjeve në Kosovë

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës , në gjashtëmujorin e parë vitin 2008 në vendin tonë jan raportuar gjithsej 25 raste të vetvrasjeve dhe 105 tentim vetvrasjeje.

10 shtatori është dita ndërkombëtare e parandalimit të vetvrasjes . Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në botë një tentim vetvrasjeje ndodhë në ç’do 3 sekonda dhe se në ç’do minutë ndodhë një vetvrasje.

Sipas vlerësimit të OBSH-së rezulton se më shum njerëz vdesin nga vetvrasjet sesa në konfliktet e armatosura.


Islami për vetvrasjen

Jeta është dhuratë e Allahut xh.sh dhe si të tillë islami e konsideron të shenjtë,madje ai tërë gjininë njerëzore e trajton si një familje,e cila duhet të çmoj jetën në mënyrë të merituar.Prandaj sipas islamit, sulmi kundër jetës , vrasja menjëherë pas mosbesimit(kufrit) konsiderohet si krimi më i madh tek Allahu i madhëruar:

" Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur gjithë njerëzit. …"[6]

"dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.[7]

Prandaj pavarësisht se si bëhet vetëvrasje nga shkaqet dhe motivet e saj Islami e ndalon kategorikisht.

Zoti xh.sh na e dhuroi jetën me gjithë begatitë e saj pa asnjë qmim , nga ne kërkoi t'u qëndrojm larg kufijvë që vendosi për ne , t'i zbatojmë urdhërat që na i dërgoi e të mos I bëjmë zullum vehtes dhe të tjerëve.

Zgjidhja më qyqare e problemeve të kësaj bote është vetëvrasja , një besimtarë i devotshëm e me mendje të shendoshë duhet ta dij se jetën të cilën po e jeton duhet jetuar në at mënyrë që ta arrijë kënaqësinë e Allahut s.ë.t e jo me këtë jetë ta tërheq hidhërimin e Tij.

Ka dhe të tjera argumente në Kur'an dhe sunnet për ndalimin kategorik të vetëvrasjes si dhe për dënimin në botën e ardhshme që i pret të vetëvrarët , argumente ka dhe nga aspekti shoqërorë edhe nga librat e hershëm.[8]

 

Nuk arrij ta definoj në ndonjë mënyrë tjetër vetëvrasjen pos si një akt qyqarë i cili kryhet nga njerëz te dobët , që u frikësohen sfidave të jetës edhe më keq që nuk e kuptojnë fare jetën.

Megjithatë si do që ta kem definuar e sa do që ti kem kritikuar kryerësit e saj ,  ky akt a fenomen vazhdon e rritet , se edhe faktorët e motivet e tij paralelisht rriten.

Po t'ia hedhim një sy statistikave të fundit të bëra në kosovë lidhur më këtë dukuri do shqetësohemi shum se shifrat ndryshojnë nga viti në vit gjithherë në dëm të shoqërisë e në dobi të vetëvrasjes.

Të qudit fakti se në vitin 2000 edhe pse gjendja ekonomike ishte shum më e rëndë , e disa nga motivet që zakonisht e shkaktojnë vetëvrsajen ishin më evidente , megjithatë numri i të vetëvrarëve ishte shum simbolik për të mos thënë se kjo dukuri as nuk ekzistonte , u bënë 8 apo 9 vite nga përfundimi i luftës e në vend që ky fenomen të pakësohej a të zhdukej fare , veq vie e rritet.

Nga statistikat u pa qartë se shumica e atyre që bëjnë vetëvrasje ne vendin tonë jan meshkuj shqiptarë të moshës mbi 40 vjeqare , kjo edhe lë për të kuptuar se faktori kryesor në vendin tonë që nxit vetëvrasjen është ai socialo-ekonomik .

Në pakësimin e këtij faktori nuk kan kontribuar në masë të kënaqshme organet udhëheqëse të shtetit që nga periudha e pas luftës , bile është për të ardhur keq se ka nga ta që i kan kontribuar të kundërtës , e pasojat jan fatale dhe nuk ndalen me kaq.[9]

       Shoqëria jonë mund të ndikojë në parandalimin dhe pakësimin e vetëvrasjeve me anë të zhdukjes së motiveve që nxisin atë , nuk e vlen gjithëhere t'i fajësjomë të tjerët se edhe neve na takon një pjes e fajit përderisa bashkjetojmë në një shoqëri ku ndodhin këto fenomene e nuk bëjmë asgjë në parandalimin e saj.

       Bëjmë thirrje te organet e shtetit që të punohet më shum me rastet sociale ,veteranët e luftës , t'u krijohen kushte më të mira jetese  , të rinjëve t'u krijohen kushte studimi e vende pune se statistikat jan treguesi më i mirë i gjendjes së atyre që bënjë vetëvrasje e këto statistika viteve tjera duhet të ndryshojnë për të mirë sepse ky fenomen sa më shum që rritet bëhet më i vështirë evitimi i tij.

..........................................................................................................................................................................
..........................................................................................................................................................................
 
[1] Përdorimi i duhanit , alkoolit , drogës dhe e ç’do lloj ushqimi të pakëndshëm e të dëmshëm për shëndetin tonë.

[2] Brengosja e tepërt me gjëra të thjeshta të kësaj bote , nervosa , stresi , depresioni etj.

[3] Kinse për të mos I rënë në duar armikut , duke vdekur kështu “dinjitetshëm”.

[4] Rastet e vrasjeve masive të sekteve fetare për qëllime të pakuptimta , kinse “po na thërret Zoti” , etj.

[5] “E kush nga ne u bë 30 vjeq e nuk e vrau veten dy apo tre herë” shkruan H.Balzaku në një nga romanet e tij.

Besoj se me këtë frazë nuk e kishte fjalën për aktin final po për skepticizmin e shprehur nga shumica e njerëzve ndaj sfidave të jetës e në rastin konkret shkrimtari përmend moshën 30 vjeqare mirëpo ka nga njerëzit që i frikësohen edhe sfidave të moshave tjera si të pubertetit , krijimit të familjes , pleqërisë etj.

[6] El Maideh 5:32

[7] En-Nisa 4:29

[8] Librat që u zbritën popujve të hershëm si : Teërati , Zeburi , Inxhili ( Bibla e sotme ) etj

[9] Shum të rinjë kosovarë po marrin rrugën e mërgimit në mënyrë edhe më masive se para luftës kur ishin të përndjekur , e nëse edhe këtë zgjidhje nuk e kan nuk shohin alternativë tjetër pos vetvrasjes.



                                                                               ............................................................................................

                                                                                Argjend Xhelili , punim seminarik nga lënda e Akaidit
                                                                               ............................................................................................