vargjet e mia

Ezani

Atje poshtë qiellës s'pafund

Lart tokës plot mëkate

Si jehonë gjëmon q'do kund

Th'rret zemërat e shqetsume

Për në faljen e lumnume.



Ashtu jehon ai za trimi

Za i plakut të përlotun

Që nxiton te kushtrimi.



Atje poshtë qiellës s'pafund

Lart tokës plot mëkate

Si jehonë gjëmon q'do kund

Th'rret zemërat e shqetsume

Për në faljen e lumnume.



Ay i tubon ata

Me nxitim rreshtohen

Të përulur para Zotit

Si askujt Atij i frikohen,



Ejani në namaz

Ejani në shpëtim

E zanin e ndigjon qdo njeri

Qi mend't ende se kan lanë

Q'do njeri qi vetin qanë.



Damarët e qafës së plakut

Gumëzhijnë posi uzinë

E plaku s'ndalet , th'rret me za

Aq larg sa s'ndigjohet ma

Lart tokës e poshtë qiellës

Si jehonë gjëmon q'do kund

thërret zemërat e shqetsume

për në faljen e lumnume.



E ata të fjeturit

E kush jan ata te fjeturit?

Jan ata qi ndigjojn k'të za

Sikur s'thot asgja për ta

Dhe sillen në krahun tjetër

E nuk zgjohen në shpëtim

Të mjerët ata në k'të botë

Ma keq e gjejnë në amshim.



Atje poshtë qiellës s'pafund

Lart tokës plot mëkate

Si jehonë gjëmon q'do kund

Th'rret zemërat e shqetsume

Për në faljen e lumnume.